MPJ ankesë në BE për anulimin nga Serbia të ftesave për deputetët kosovarë
Përmes një reagimi ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka ngritur zërin pas anulimit të ftesave për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, për pjesëmarrje në një konferencë në Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë dhe e konsideron të papranueshme anulimin e pjesëmarrjes së Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, znj Vjosa Osmani-Sadriu, dhe deputetit, Ilir Deda, në konferencën e titulluar “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e cila ishte paraparë të mbahet me 11 dhe 2 maj, 2018 në Beograd nga ana e Parlamentit të Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJ’së.

“Ky akt i Parlamentit serb nën presionin e ultra-nacionalistit, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar për krime lufte tregon edhe njëherë mungesën e vullnetit në Beograd për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillimin e bashkëpunim rajonal”, thekson Ministria.

MPJ ka paralajmëruar se do do ta shtrojë këtë çështje para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian si lehtësues të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shtuar më 09/05/2018, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori