E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
MPB-ja shkel ligjin
Në lidhje me sigurinë në komunikacionin rrugor u bë një kohë relativisht e gjatë që Ministria e Punëve të Brendshme po bën shkelje ligjore.

Bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.23/2008-MPB që kur një person aplikon për patentë shoferi duhet të prezantojë edhe certifikatën që nuk është në hetim, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa kreu i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi ka bërë të ditur që një kërkesë e tillë është e kundraligjshme, pasi një person mund të jetë në hetim për një vepër tjetër që nuk lidhet me komunikacionin dhe për shkak të kësaj procedure ai të privohet nga e drejta e tij për t’u pajisur me një dokument siç është patenta e shoferit.

“Praktika që qytetarët të privohen nga e drejta në oajisjen me patent shoferi për arsye se ndaj tyre zhvillohet ndonjë procedurë kundërvajtëse ose penale që s’ka lidhje me vepra penale lidhur me komunikacionin duhet të ndërpritet”, ka thënë Ibrahimi. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori