Shifra të frikshme viktimash: 21 humbje jete e 780 raste të reja
MPB e ngathët në punën e saj
Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po ecin si “zvarranik” në jetësimin e projekteve të tyre. Këta zyrtarë janë vonuar maksimalisht në ndërtimin Qendrës së Rimëkëmbjes Nacionale të të Dhënave. Qendra që shërben për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, një kopje e të cilave ruhet në serverët e MPB-së në Prishtinë, është dashtë të përfundojë vitin e kaluar, por ajo ende nuk është në gjendje që të lëshohet në funksion.

Njëri nga zyrtarët e kësaj ministrie, që ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se projekti që konsiderohet ndër projektet më serioze të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është bllokuar për shkak se lokacioni që kanë zgjedhur zyrtarët e MPB-së për ta bërë qendrën është shumë i papërshtatshëm, shkruan Zëri.

Qendra ka qenë në plan që të përfundojë vitin e kaluar, por është neglizhuar ndërtimi i saj. Fillimisht propozimi ka qenë që të bëhet në Kazermën e Doktrinës në Ferizaj, por kjo nuk është marrë parasysh. Edhe Prizreni ka qenë opsion, por as për këtë nuk është vendosur”, ka thënë ky zyrtar.

Ai thotë se vendi ku është vendosur të bëhet kjo qendër nuk ka fare energji elektrike, ndërkaq, jo vetëm që duhet të ketë rrymë, por është e domosdoshme që energjia të mos ndalet në anojë moment, në mënyrë që serverët ku ruhen të dhënat të jenë vazhdimisht aktiv.

“Rryma është shumë larg nga objekti. Dërgimi i kabllove të rrymës atje po merr kohë dhe do t’i kushtojë ekstra MPB-së nga çmimi i deritanishëm”, nënvizon ai.

Projekti për ndërtimin e Qendrës së Rimëkëmbjes Nacionale të MPB-së është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Burimi i gazetës brenda MPB-së tregon se pajisjet për ta jetësuar këtë projekt BE-ja ia ka dhuruar kaherë Ministrisë, por ato ende nuk janë vënë në funksion, gjë që, sipas tij, ka bërë që zyrtarët e BE-së të zhgënjehen në MBP-në.

“Zyrtarët e Komisionit Evropian nuk janë të kënaqur me sepse është neglizhuar puna. Shumë lehtë ka mundur të gjendet një vend më i përshtatshëm. Pajisjet nga BE-ja na kanë ardhur vitin e kaluar, kemi marrë softuer, një makinë shumë të madhe që e mbanë rrymën kur të ndalet, edhe pajisje tjera”, thotë ai.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Zyrës së BE-së në Prishtinë thonë se kanë investuar një shumë relativisht të madhe në projektin në fjalë, por se vonesat në ndërtimin e Qendrës kanë ndikuar që të vonohet jetësimi i projektit.

Në përgjigjet për këtë çështje që kjo zyrë ia ka dërguar “Zërit” thuhet se vonesat janë shkaktuar sepse gjatë ndërtimit të Qendrës kanë dalë punë shtesë nga ato të parapara fillimisht, ndërsa theksohet se dërgimi i kabllove të energjisë elektrike, me çka do të furnizohet Qendra me rrymë shtatë ditë në javë pa ndërprerje do të mundësojë që Qendra ta nisë punën.

“Afati përfundimtar mund të konsiderohet fundi i projektit (dhjetor 2013). Megjithatë, qëllimi është që të kemi Qendrën sa më shpejt që të jetë e mundur. Deri në fund të majit 2013 Qendra do të jetë gati, pajisjet do të instalohen dhe testohen Sapo të përfundojë ndërtimi i linjës së energjisë Qendra do të jetë e gatshme”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së BE-së.

Ndërkaq, zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, thotë se kjo Korporatë ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme për një dalje të veçantë të energjisë elektrike për Qendrën e Rimëkëmbjes Nacionale të të Dhënave.

“Një pjesë të materialit e siguron KEK-u, pjesën tjetër MPB-ja. Materialin e zotuar në KEK-u e ka në depo”, thotë Buzhala, duke sqaruar se dërgimi i kabllove do të bëhet sapo Ministria e Punëve të Brendshme do ta sigurojë materialin për gjatësinë rreth 2.6 km.

Sipas asaj që thotë Buzhala, del se vendosja e Qendrës në zonën ku nuk ka energji elektrike do t’i kushtojë buxhetit të vendit. “MPB-ja nuk i paguan KEK-ut për material, ajo e siguron, e blenë vetë materialin”, thotë ai.

Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se ndërtimi i Qendrës është fi nuancuar nga BE-ja, por ata mohojnë se ka ngecur puna në jetësimin e këtij projekti.

“Në Qendrën e Rimëkëmbjes Nacionale të të dhënave të MPB-së është bërë renovimi i objektit dhe ka fi lluar vendosja dhe instalimi i pajisjeve. Tani MPB në bashkëpunim me KEK-un është duke përgatitur një projekt për dërgimin e linjës së veçantë të rrymës pasi qendra duhet të ketë furnizim 24 orë pa ndërprerë me energji elektrike. Projekti është në finalizim dhe pritet që shumë shpejtë të fillojnë procedurat e prokurimit për hapjen e kanalit dhe vendosjen e një kabllos të veçantë vetëm për këtë qëllim”, është përgjigjur Zyra për Informim e MPB-së nëpërmjet e-mailit.

Zyrtarët e kësaj Zyre nuk kanë treguar lokacionin e saktë se ku është duke u bërë Qendra, me arsyetimin se “vendndodhja e Qendrës nuk bëhet publike për arsye të sigurisë”.

“Ky projekt është duke u financuar nga Komisioni Evropian përkatësisht projekti për mbështetje të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe sistemit të unifikuar të adresave dhe kap vlerën mbi 530,000 euro të financuara nga KE dhe dërgimi i linjës së veçantë të rrymës që do të bëhet nga MPB-ja në bashkëpunim me KEK-un. Bashkimi Evropian ka ofruar pajisje në vlerë prej 518,660 euro dhe 11,500 për renovimin e objektit”, thuhet në përgjigjet e MPJ-së.

Të pyetur se kur është paraparë të përfundojnë punimet në ndërtimin e Qendrës, Zyra për Informim është përgjigjur se kjo do të bëhet pasi të dërgohet linja e veçantë e rrymës, kur sipas tyre, do të hyjë në funksion Qendra. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori