MPB dënon sulmin ndaj EULEX-it
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka dënuar fuqishëm “aktin vandal” të djegies së dy veturave të misionit të EULEX-it në Kosovë. MPB në një komunikatë për shyp ka ftuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e këtij rasti.

“Sulme të tilla ndaj personelit dhe pronës së EULEX-it janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Mëngjesin e sotëm i është vënë flaka dy makinave të EULEX-it, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2011, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori