Vrasja e të riut nga Kukësi, “Kobrës” dhe të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata e Kosovës ka marrë vendimin për Dritan Hoxhajn, ose të njohur ndryshe “Kobra” dhe 6 të pandehurit e tjerë të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu nga Kukës.

Mediet vendase raportojnë se Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK-së), për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, i dyshuari i shtatë R.S, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

Shkak për ngjarjen e rëndë raportohet se është bërë një faturë prej 400 euro. Në dosjen e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të makinës së viktimës e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”, pas sherrit brenda në lokal.

Përveç Dibran Hoxhaj, në këtë rast dyshohet të jenë të përshirë edhe Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi, Arben Vezaj për vepra të tjera si rrahja, manipulimi me prova e armëmbajtje pa leje.

Sipas dosjes, Dibran Hoxha akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë si dhe mbajtje të pa-autorizuar të armës.

Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën kur ndodhi ngjarja kishte asgjësuar provat, duke fshehur pajisjen e ruajtjes së pamjeve nga lokali i tij, “Kobra City”./albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 21:10

Tags: