Motoristë serbë i bien mespërmes Mitrovicës
Qindra motoristë serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Republika serbe e Bosnjes kanë udhëtuar mes përmes Mitrovicës së veriut.

Ky grup është i njohur me emrin "Bajkeri" dhe ata kanë mbajtur mbrëmë për të tetën herë me rradhë ‘Misionin Bajk-Rok’.

Motoristët nuk kanë udhëtuar nëpër të gjithë rrugët e qytetit dhe kanë qenë më të paktë në numër këtë herë, për shkak se njëri nga ta ka vdekur aksidentalisht gjatë rrugës.

Ata kanë udhëtuar nëpër veri të Mitrovicës deri te ura mbi Ibër. /albeu.com/



Shtuar më 29/06/2014, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori