Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat që do të mbizotwrojnw gjatë
ditës së sotme në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbretërojë mot
kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e
ditës parashihet të
lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme
kryesisht në pjesën e dytë të
ditës.
Sipas IHMK-së, Gjakova, Prizreni dhe Peja do të jenë qytetet me temperaturën më të lartë ndërkaq Mitrovica, Podujeva dhe Ferizaj do të jenë me temperaturën më të ulët në vend.Më poshtë ju sjellim tabelën e IHMK-së.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 07:53