Aktualisht tifoz por dëshiron të bëhet pronar, sheiku me ofertë zyrtare për të blerë Chelsea

Chelsea mund të përfundojë në duart e sheikëve. Miliarderi saudit, Mohamed Alkhereji ka bërë ofertë zyrtare për skuadrën londineze. Plot 3.5 miliardë euro ka ofruar sheiku arab. Alkhereji është pronar i kompanisë “Engineer Holding Group” dhe jo vetëm, duke numëruar pasuri përrallore.

Ai njihet edhe si tifoz i flakt i skuadrës angleze. Mbetet të shihet nëse qeveria britanike do të lejojë negocimin me sheikun arab për shitjen e Chelseat.

Aktualisht asetet e pronarit Abramovich janë të ngrita dhe Chelsea mund të shitet vetëm me leje speciale nga Qeveria./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 18:01