Moti sot i ftohtë nga -2 në -4 gradë
Prishtina Weather ka bërë me dije motin për sot dhe për nesër.

Sipas parashikimeve, në Kosovë moti pritet të jetë i ftohtë dhe me temperatura mesatare nga -2 në -4 gradë celcius.

Ja parashikimi i motit sipas Prishtina Weather

Gjatë ditës mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, por i ftohtë.

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e zonave me presion të lartë mbi Europën lindore dhe masave ajrore të ftohta. Si rrjedhojë sot po mbanë mot i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë. Temperatura minimale sot ishte -11C në qytet, ndërkaq në aeroportin e Prishtinës zbriti deri në -14C.

Temperatura momentale është -3C. Era fryen nga verilindja 1-5m/s. Shtypja atmosferike është në ngritje rapide dhe momentalisht është 1030mb.

Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ftohtë, por do të ketë edhe vransira kalimtare, kryesisht vransira të larta që po vijnë nga qëndra e kontinentit. Temperatura maksimale do të luhaten nga -4 - -2C./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori