Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me
reshje bore.
IHK njofton se këto
reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë
Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë
Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës,
ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 08:23