Një person ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit duke e cuar në dy numrin e të vdekurve nga i ftohti në Kosovë.
Dyshohet se shtetasi në fjalë ka qenë i pastrehë dhe me aftësi të kufizuara mendore.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Landovicë të
Prizrenit.
Sipas Policisë së
Kosovës, rasti është evidentuar të hënën rreth orës 3 të mëngjesit.
"Në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkullk-shqiptar", shkruan sot "Koha Ditore".
Zëdhënësi i Policisë rajonale të
Prizrenit, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se një patrullë e policisë të hënën në mëngjes ka hasur trupin e pajetë të personit me inicialet A.O. afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017,
ora 11:46