Policia i kapi me 7 kg kanabis, arrestohen dy të vajzat shqiptare në Greqi, çfarë iu gjet në banesë

Dy vajza të reja, të dyshuara si anëtare të një grupi kriminal aktiv në trafikun e kanabisit, u arrestuan pas një operacioni policor në Katerini dhe Athinë.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçare dhe një 21-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, të cilat u kapën me mbi 7 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Nga hetimet rezultoi se 27-vjeçarja e kishte marrë drogën nga 21-vjeçarja në Athinë dhe e kishte transportuar në Katerini.

Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e tyre, u gjet lëndë narkotike, dy shishe plastike me metadon të lëngshëm (me peshë 116 gram), një peshore precize, mjete të ndryshme për paketimin e drogës dhe shumën e parave dhe 730 euro.


Shtuar 14.06.2023 10:22