Moszbatimi i legjislacionit, monitorimin e bënë Kosova dhe KE-ja
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit parashikon përafrimin e legjislacionin në sektorë përkatës me atë të Bashkimit Evropian, por edhe më të rëndësishëm e paraqet zbatimin e ligjeve në praktikë.

"Kosova do të përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm të shkoj gradualisht drejt përputhjes me Acquis-in e BE-së. Kosova do të sigurohet se ligjet ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm do të implementohet dhe zbatohet siç duhet", thuhet në marrëveshje.

Sipas njohësit të integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, do të krijohet defiçit në implementim të legjislacionit, dhe do të ketë problem në shumë prej standardeve që do t'i adaptojmë, pasi ato kanë edhe kosto në vete.

Kosova ka rreth 9 mijë faqe legjislacion, kurse legjislacioni i Bashkimit Evropian shkon deri në 200 mijë faqe, dhe të gjitha këto në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të futen në sistemin tonë juridik, në sektorë specifik, përkatësisht në 35 fusha.

Kështu deklaron njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, duke e parë problematike Administratën Publike, e që sipas tij nuk është efikase dhe është burokratike. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori