Mosrespektimi i kontratës, OeSD padit MPB-në
Kompania austriake OeSD do të padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosrespektim të kontratës dhe mospagesë të detyrimeve financiare në lidhje me prodhimin e pasaportave.

Drejtori ekzekutiv i OeSD-së, Reinhart Gausterer në një prononcim për “Kohën Ditore” u shpreh te premten se OeSD në mënyrë strikte po i përcjell të gjitha procedurat legale në bazë të ligjit kosovar ashtu siç ishte paralajmëruar MPB.

Kjo kompani nuk i është përgjigjur “ultimatumit” të MPB-së të premten, deri në orën 16:00, se a do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin, duke marrë përsipër pagesën e taksës doganore dhe të TVSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2013, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori