Mosmarrëveshjet mes shqiptarëve shtojnë forcën e partisë serbe
Pëlqej
Në kushtet kur Lëvizja Vetëvendosje ka kushte tepër të forta për koalicionin LDK-AAK-NISMA, duket se rol kryesor në përcaktimin e qeverisë së ardhshme ka subjekti politik më i madh serb në Kosovë, Lista Serbe.

Analistët politikë mendojnë se nuk do të ishte e shëndetshme për institucionet e Kosovës, nëse blloku politik që krijon qeverinë bazohet tek votat e serbëve.

“Mendoj se liderët kosovarë nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin që githë qeverinë dhe gjithë projektet për qytetarët e Kosovës t’i lënë në dorë të Listës Serpska, një listë shumë problematike për vetë mënyrën se si është formuar dhe për lidhjet e saj që i ka me Qeverinë në Beograd. Lista Srpska duhet të jetë pjesë e koalicionit, por jo që ajo të jetë vendimmarrëse. Jo që koalicioni të varet vetëm prej Listës Srpska”, tha Artan Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Edhe analisti Albert Krasniqi, thotë se situata aktuale politike e favorizon shumë Listën Serbe, për cilindo bllok politik që do ta formojë Qeverinë.

Kjo, pasi sipas tij, në rast se Vetëvendosje nuk hyn në koalicion dhe në qeveri për shkak të parimeve të forta që ka dhe që iu përmbahet i mbetet Listës Serbe të kërkojë prioritete të saj për të hyrë në një nga blloqet politike të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori