Mosmarrëveshje rreth pronës, kosovari rreh serbin në Fushë-Kosovë
Një rrahje ka ndodhur dje në Fushë-Kosovë mes një kosovari dhe një serbi. Konflikti ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes rreth një prone.

Serbi ka pësuar lëndime trupore ndërsa kosovari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Te i dyshuari është gjetur edhe një armë me karikatorë dhe 13 fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 29.06.2019-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Shtuar më 30/06/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori