Mosdenoncimi i Haraqisë mund ti kushtojë burg Pacollit
Mos denoncimi i kërkesës së zëvendësministrit Haraqija të 3.6 milionë euro në formë rryshfeti që që hoteli “Grand” të mos merrej nën administrimin e AKP-së mund ti kushtojë tre vie burg Pacollit.

Sipas Koha Ditore zyrtarët qeveritarë janë treguar memecë të premten, kur iu është kërkuar të tregojnë nëse kanë qenë në dijeni për kërkim ryshfeti ndërmjet zyrtarëve të lartë të këtij institucioni. Nuk kanë treguar as për ndonjë masë që do të mund të ndërmerrej ndaj tyre. Një prokuror, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Kohës Ditore se Pacolli vetë ka kryer vepër penale dhe se për këtë vepër parashihet dënime burg deri në tre vjet. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori