Mosarritja e marrëveshjes, shans i humbur
Mosarritja e nënshkrimi të marrëveshjes për Veriun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ishte fitore për asnjërën palë.

Kështu ka shkruar Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku para pak minutash në rrjetin saj social, “Twitter”, transmeton Express.

Sipas saj, ky është thjesht shans i humbur.

Mosarritja e marrëveshjes nuk është fitore për Kosovën! Dhe kjo nuk është as fitore për
Serbinë! Mundësi e humbur për normalizim!”, ka shkruar Ministrja në gjuhën angleze.
Krerët e shtetit serb pritet që sot gjatë ditës të deklarohen nëse do ta pranojnë marrëveshjen apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori