Mos u gënjeni nga temperaturat e larta, rikthehet bora në Shqipëri dhe Kosovë
Shpejt pritet të rikthehen temperaturat e ulëta. Nga e hëna do të rikthehet i ftohti, ndërsa priten edhe reshjeborës.

Fillimisht do të ketë reshjedendura shiu, kurse gjatë mbrëmjes dhe natën mes së hënës dhe së martës priten edhe reshjedendura bore në shumë qytete të Kosovës.

Reshjet e borës mund të paraqiten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë.

Mali i Zi dhe Bosnja do të zbardhen të tërat, normalisht pjesët kontinentale ku tradicionalisht bije borë.

Pra, pas një periudhe të nxehtë dhe me diell do të kemi rikthimin e dimrit dhe vegjetacioni i natyrës nuk do të ngutet të gjallërojë para kohe.

Se sa do të zgjasë dhe cila do të jetë fuqia e mases ajrore polare nga sot nuk mund të përcaktohet saktë, njofton Meteo Ballkan.


Shtuar më 06/03/2019, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori