DETAJET/ Sulmi me armë ndaj hotelit në Pogradec, 1 muaj burg për Topuzin

Gjykata e Pogradecit ka vendosur 30 ditw “Arrest me burg” për Mariglen Topuzin, një nga pesë të arrestuarit për sulmin me armë ndaj hotel “Voloreka” në Pogradec, më 8 gusht.

I riu do të qëndrojë një muaj në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për lirimin e 34-vjeçarit të arrestuar më 9 gusht.

Avokati pretendoi se në pamjet filmike klienti i tij nuk shihet askund gjatë ngjarjes, duke deklaruar se ndodhej diku tjetër.

Ndërkohë si të përfshirë në sulmin me armë ndaj hotelit, ditën e sotme u arrestua i dyshuari si organizator Ilir Berberi 52 vjeç si dhe Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç.


Shtuar 12.08.2020 10:47