Morinë-Vermicë, rikthehet kontrolli i dyfishtë
Pëlqej
Që nga e shtuna të gjithë udhëtarët që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve të dyfishta si më parë, si në hyrje ashtu edhe në dalje - në pjesën e Shqipërisë dhe në atë të Kosovës.

Në këtë mënyrë i është dhënë fund e metodës ‘një ndalesë, një kontroll’, e cila është aplikuar në pikëkalimin kufitar Morinë-Vermicë që nga qershori i këtij viti, gjë që ka krijuar radhë kilometrike në kufirin Shqipëri - Kosovë, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët kanë kërkuar që kjo marrëveshje të vazhdojë edhe me tej.

Autoritetet shqiptare të kufirit kanë thënë se kjo marrëveshje ka qenë vetëm për sezonin turistik, për t’u krijuar lehtësira udhëtarëve që kanë qarkulluar gjatë këtij sezoni, porse ata janë shprehur optimistë që së shpejti të aplikohet sërish kjo metodë dhe të jetë në fuqi gjatë gjithë vitit.
Shtuar më 01/11/2010, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori