Morën ç'gjetën dhe terrorizuan njerëzit me kallashnikov, grabitësit bënë edhe këtë në fund (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje në filialin e një banke. Katër persona të maskuar e të armatosur kanë vjedhur një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se shuma e grabitur është 2 mijë e 540 euro dhe 290 franga zvicerane.

Ndërkaq, pas largimit nga vendi i ngjarjes, hajnat e kanë lënë veturën në territorin e fshatit Jezerc, por fillimisht janë kujdesur që ta djegin atë.

Express gjatë ditës ka kontaktuar policinë e rajonit të Ferizajt të cilët e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë të ditur se policia është në terren duke u munduar t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit.

Ndërkohë në një njoftim pas grabitjes, policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 02/09/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori