MONSTRA/ Serbët "luftë" të hapur ndaj UÇK-së, kopertina e sotme shokon publikun
Ndërkohë që liderët e UÇK-së janë në Hagë për t'u gjykuar për akuzat për krime lufte, serbët kanë nisur një fushatë totale kundër UÇK-së.

Mediat serbe shkruajnë me tituj bombastikë dhe dëshmi të dyshimta, duke sulmuar shqiptarët. Qëllimi është bërja e besueshme e akuzave për krime kundër pakicës serbe në Kosovë, ndërkohë që viktima në fakt ishin shqiptarët, e masakruar, larguar nga shtëpitë dhe përdhunuar në masë

“Kurir” është hapur sot me një titull të rëndë duke i quajtur Thaçin dhe Krasniqin “Monstra” ndërsa një ish-ushtarak serb jep dëshminë e tij për gazetën.

Sipas tij, UÇK ka kryer krime të tmerrshme ndaj serbve duke rrëmbyer dhe vrarë njerëz.

“Ata kanë masakruar serbët. Kemi gjetur njerëz të djegur në Gjakovë madje kanë përdhunuar edhe një vajzë 9 vjeçare në sytë e nënës”, shprehet ish-Gjenerali Vladimir Lazarevic, i cili gjatë luftës ka drejtuar Korpusin e Prishtinës.

Deri më tani, familjeve shqiptare në Kosovë i mungojnë mijëra prindër dhe djem, të cilët ende nuk kanë një varr, ndërsa dyshohet se janë masakruar për ushtrisë serbe gjatë luftës duke u varrosur më pas në varre masive në territorin e Serbisë.
Shtuar më 09/11/2020, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori