"Monstra" që tronditi Serbinë tregon krimin
Pëlqej
Personi që ka tronditur Serbinë, Dragan Gjuriç ka rrëfyer krimin, sesi e ka vrarë adoleshenten Tijana Juriçin.

Ai e ka rëfyer vrasjen barbare në mënyrë shumë të qetë, aq sa "ka tronditur" edhe prokurorët, që janë mësuar të dëgjojnë lidhur me krime nga më barbaret.

"Pasi e piva një litër vinjak dhe disa raki të kumbullës në kafiteri, u ktheva për në panair. Mendova se atje edhe më tutje po vazhdon muzika dhe pastaj e godita me veturë Tijanën, të cilën as ide nuk kisha se kush ishte. Kur e futa në veturë ajo filloi të thërriste. Kërkonte ndihmën e policisë", kështu e ka filluar rrëfimin e tij kasapi Dragan Gjuriç.

Pasi e ka goditur me makinë, trupin e Tijanës ai e ka hedhur pastaj 15 kilometra në dalje te Somborit.

Por, edhe pse ka bërë një krim të rëndë, ai është kthyer në shtëpi shumë i qetë dhe ka vazhduar të jetojë me nënën në mnyrën më normale të mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori