Banorët e fshatrave Kërçisht i Sipërm dhe i Poshtëm në Dibër kanë dalë sërish këtë të hënë në protestë, për të kundërshtuar projektin e bashkisë Dibër.
Të rritur e fëmijë dolën sot për të mbrojtur burimin e ujit, të cilin Bashkia Dibër kërkon ta marrë nëpërmjet një projekti për furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.
Fëmijët me hunjë në duar protestojnë për burimin e ujit. Banorët shprehen të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin.
“Do bëhemi kufoma këtu”, tha njëri prej protestuesve.
Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident./albeu.com.