Momenti kur shoferi humb kontrollin e kamionit dhe shkakton aksidentin masiv në Prishtinë (VIDEO)
Gjatë orëve të mesditës dje në një nga rrugët e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku shkaktar ka qenë një kamion i mbeturinave.

Siç edhe është raportuar më herët, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhjen e mbeturinave dhe disa veturave.

Ndonëse ende nuk dihet shkaku, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar pamjet në të cilat shihet momenti kur kamioni me shpejtësi shkon në drejtim të veturave.
Shtuar më 24/08/2019, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori