Momenti i shoqërimit të Gruevskit me pranga në duar (VIDEO)
Ish-kryeministri në arrati Nikolla Gruevski u paraqit sot para gjykatës në Budapest, e cila do të vendosë për ekstradimin ose jo të tijin në Maqedoni.

Mediat hungareze kanë publikuar sëfundmi foto dhe video nga ky moment, ku Gruevski gjendet i lidhur me pranga pavarësisht se ato i ka fshehur duke vendosur xhaketën sipër, shkruan Albeu.com.



Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori