Momentet kur Idriz Seferi kapet rob nga serbët
Pëlqej
Në këtë fotografi, shihet veprimtari kombëtar, Idriz Seferimomentet kur është kapur rob nga forcat serbe, së bashku me luftëtarë të tij.

Idriz Seferi është ndër figurat emblematike të Kosovës, pasi në çdo kohë bëri ç'është e mundur për çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga zgjedha e huaj.

Ai mori pjesë ne Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe të Lidhjes së Pejës .

Ishte dora e djathtë i Isa Boletinit, me të cilin ai e organizoi në vitin 1910 kryengritjen kundër Perandorisë Osmane në Vilajetin të Kosovës.

Pas shtypjes së kryengritjes, Seferi vazhdoi luftën, në Kryengritjen e vitit 1912.

Në Luftën e Parë Ballkanike, Isa Boletini dhe Idriz Seferi vijuan luftën kundër paktit trepalësh Greqi-Serbi-Mal i Zi.

Ai e vazhdoi luftën e tij për çlirimin e Kosovës në 1913-1915, pas okupimit serbë, dhe në 1916-1918 kundër forcave bullgare.

Idriz Seferi u shpall hero i Kosovës, titull i dhënë nga Republika e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori