Molliqaj tregon që kur ka filluar lufta e brendshme në Vetëvendosje
Pëlqej
Ish- sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ështv shprehur në emisionin Zona B se problemet e brendshme në këtë parti kanë filluar që në tetor të vitit 2016.

Ai ka thënë për herë të parë që këto mosmarrëveshje filluan ndërmjet Albin Kurtit dhe Molliqajt e disa aktivstëve. Sipas Molliqajt pas kësaj kanë filluar edhe sulmet ndaj tij.

Madje pas 6 muajsh si tha se kanë pretenduar që Dardan Molliqaj kishte synime që të bëhej lideri i Vetëvendosjes.

Ndërkaq ai ka paralajmëruar aktivistët që nga dashuria e tepërt mund ta mbysin Lëvizjen Vetëvendosje./albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori