Molliqaj: Tregoj kush tjetër nga VV ka punuar në SHIK
Pas debatit të djeshëm që shkaktoi deklarata e tij mbi përfshirjen e Glauk Konjufcës në SHIK, Dardan Molliqaj ka shkuar edhe më tej me deklaratat e tij duke thënë se ka deputetë të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë të përfshirë në këtë strukturë, raporton Albeu.com.

"Ka edhe deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, por nuk do të flas me emra pasi nuk është profilim im politik për të thënë se çfarë ka bërë secili, por nëse atakohemi për gjëra të ngjashme, ne do të themi hapur për secilin se çfarë ka bërë", tha Molliqaj gjatë mbrëmjes së djeshme në RTV Dukagjini.
Shtuar më 13/04/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori