Molliqaj: Nuk do kenë të njëjtën listë AAK-ja dhe Nisma
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, dhe deputeti Ilir Deda të ftuar në Rubikon, përballë analistëve ka paraqitur disa alternativa për ndryshime, që përfshin ndarjen e rrugëve dy subjektet e tjera opozitare.

“Koalicioni me AAK-në e Nismën është çështje e mbyllur dhe vazhdon vetëm për çështjet e deritanishme”, ka deklaruar Molliqaj .

Mundësitë që ka pasur opozita për ta rrëzuar pushtetin, të cilat, sipas tij, nuk janë shfrytëzuar mirë.

Shansi i katërt ishte koalicioni i fundit mes VV-së, Nismës dhe AAK-së, që është rast i humbur.

Molliqaj ka thënë që është kërkuar nga këto subjekte që të mos ketë veprime të njëanshme, që sipas tij, ka munguar të AAK-ja.

“Kanë filluar bisedat mes PDK-së, LDK-së, Nismës dhe AAK-së, për tejkalim të krizës, të përfaqësuara nga dy përfaqësues të shoqërisë civile”, ka thënë Molliqaj.

Demarkacioni e Asociacioni janë dy çështjet që e mbajnë opozitën e bashkuar, për të cilat, Molliqaj u shpreh së është obligim i tyre të qëndrojnë së bashku deri në fund.

“Çështja e listës së përbashkët është e mbyllur”, ka thënë mes tjerash Molliqaj./Albeu.com/
Shtuar më 06/04/2016, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori