Molliqaj: Muri vetëm po zhvendoset
Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë që muri në Mitrovicë nuk është duke u rrënuar, por duke u zhvendosor, duke e akuzuar qeverinë se po mashtron qytetarët e saj.

"1. Pse duhet që Qeveria të bëj marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër paraqet agresion të Serbisë në Kosovë?!

2. Pse në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët?!

3. Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet?!

Me këtë akt, Qeveria jonë e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës. Asnjë Qeveri serioze nuk do të negocionte dhe arrinte marrëveshje për akte kriminale që cënojnë sovranitetin.

Prandaj them që kjo Qeveri nuk duhet të bëj asgjë lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin. Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re", ka shkruar Molliqaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori