Molliqaj: Kur ishim tek VV, amerikanët nuk na takonin fare
Dardan Molliqaj sot në emisionin Analiza Zgjedhore ka folur rreth koalicionit PSD – AAK.

Molliqaj ka thënë se ky koalicion është i ndërtuar mes dy subjekteve politike dhe është koalicion që s’priti afat kohor, por koalicion që besuan që ka elemente të rëndësishme. Ndërsa tha se ai s’do ta pranonte një koalicion me PDK-në, po as VV-në.

Gjithsesi nuk e mohoi që në të kaluarën ka pasur edhe mospajtime me Ramush Haradinajn, por që koaliconi s’mund të quhet martesë, por një bashkëpunim politik.

“Unë po refuzoj me trajtu koalicionin si martesë, por është një bashkëpunim politik dhe interesa të përbashkëta. Mendoj që gjendje statike nuk ka. Në situata politike, subjektet ose situatat ndryshojnë”, përcjellë Indeksonline.

Molliqaj foli edhe për taksën e vendosur nga Haradinaj, derisa tha se ka pasur edhe zëra që ai ka acaruar marëdhëniet me Amerikën, por që kjo nuk qëndron.

“Unë kam qenë pjesë e një partie që amerikanët nuk na kanë takuar fare, edhe sot e kësaj dite të gjithë kandidatët për kryeministër, i ka taku ambasadori amerikan, përveç dy, zotin Limaj dhe Kurtin.

Po të ishte e vërtetë që Haradinaj i ka acaru marrëdhëniet me Amerikën, atëherë do të ishte më se e qartë”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj
Shtuar më 23/09/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori