Molliqaj godet Kurtin dhe Sveçlën: Kanë flirtuar me PDK-në
Pëlqej
Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka sonte treguar detaje të përplasjes së tij me Albin Kurtin.

Teksa ka folur për përçarjen e partisë së tij, që u zbulua pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në VV. Ai ka akuzuar Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën se kanë filtruar me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Xhelal Sveçla ka thënë vet se është i gastshme që të bëj koalcon edhe me PDK. Kjo është deklarate publike. Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë pa marr vendim struktura drejtuese. Kjo për mua është e papranueshme”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se edhe një filtrim me PDK-në është bërë në Gjilan. Këtë sipas Molliqaj e ka bërë Kurti me deklarimet e tij.

“Kjo neve na kushtojë shumë. Ne morëm më pak vota në rundin e dyte se sa kishim në të parin, po flas për zgjedhjet e fundit që janë mbajtur
.
Molliqaj ka thënë gjithashtu se për të gjitha këto çështje duhet te flitet dhe te sqarohen në detaje. /albeu.com/



Shtuar më 14/12/2017, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori