Napoli gati rinovimin për Amir Rrahmanin

Me paraqitjet e tij, me skuadrën e Napolit, mbrojtësi Amir Rrahmani duket se e ka vendin e “sigurtë”, në formacion titullar të Spalletit.

E falë këtyre paraqitjeve, rinovimi i kontratës së shtatlartit kosovar, po i afrohet gjithnjë e më shumë Napolit.

Sipas atyre çka raportojnë mediat italiane, klubi napolitan javën e ardhshme duhet të zyrtarizojë kontratën e re të qendërmbrojtësit, e cila skadon në vitin 2024. /albeu.com


Shtuar 2.01.2023 19:53