Mogherini vlerëson vullnetin për shembjen e mureve dhe ndërtimin e urave
Udhëheqësja e diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, e ka mirëpritur zbatimin e shpejtë të marrëveshjes për rihapjen e urës në Mitrovicë.

Ajo ka thënë se udhëheqësit e rajonit me këto veprime po tregojnë kurajo dhe vizion "për largimin e mureve dhe po përqendrohen në ndërtimin e urave".

Madje, Mogherini ka shtuar se angazhimi konstruktiv i dy palëve shihet në dy takimet e fundit të dialogut në Bruksel, që sipas saj sollën rezultate dhe treguan se negociatat janë zgjidhja më e mirë e problemeve. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori