10 ton drogë po përgatitej për t’u shpërndarë në Evropë, arrestohet shqiptari “drejtues”

Dy organizata të trafikut të kanabisit nga Spanja nga bregdeti spanjoll në drejtim të Europës janë shkatërruar nga policia spanjolle.

Mediat në Spanjë raportojnë se gjatë operacionit “Maius” janë sekuestruar 10 ton drogë, janë arrestuar 10 trafikantë dhe 51 persona të tjerë.

Trafikantët ishin të vendosur në Spanjë: nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia. Ata jo vetëm që siguruan varkat, por edhe të gjithë logjistikën. Për këtë operacion të pagëzuar si ‘Maius’, agjentët kanë arrestuar 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit. Ndërkohë me operacionin e dytë “Drift”, Garda Civile ka arrestuar trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë, siç ka mësuar faqja online ABC spanjolle bëhet fjalë për një shtetas me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës.

“Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi”

Ata i blenë varkat në Galicia dhe Portugali më pas i dërgonin në Katalonja, në një punishte ku anijet përgatiteshin për të transportuar ngarkesën.