Mogerini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu
Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve.

Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, në një prononcim për gazetën Zëri, në Dubrovnik.

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre.

Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, "e ndoshta" edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini.

Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogerini në pyetjes se a ka të ardhme për Serbinë e Kosovën në Bashkimin Evropian pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.

Nga ana tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviç, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët.

Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Shtuar më 01/07/2017, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori