Mocioni i votuar në Kuvend nuk është obligues
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Faith është vënë kundër Kuvendit të Kosovës përkitazi me mocionin për reciprocitet me Serbinë. Faith ka thënë se mocionin i votuar në Kuvend nuk është obligues për qeverinë pasi politikën e jashtme e bën ekzekutivi dhe jo legjislativi.

Mocioni nuk ka efekt detyrues për qeverinë. Nuk është e obliguar ta zbatoj mocionin e Kuvendit. Politika e jashtme është në duart e ekzekutivit dhe jo të legjislativit. Në shumë demokraci, kuvendi bën rekomandime, sugjerime e rezoluta. Qeveria shprehet varësisht prej interesave. Qeveria ka vepruar mirë që nuk e ka zbatuar” ka thënë Faith për KTV-në.

/albeu.com/
Shtuar më 13/12/2011, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori