Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Dita nis me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.

Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Më poshtë tabela me temperaturat


Shtuar 23.05.2023 07:11

Tags: