Mjeku Jusuf Ulaj përgënjeshtron mediat: Asnjë objekt në trupin e zonjës Haxhiu (FOTO LAJM)

Pas demantimit të portalit Indeksonline, i cili publikoi një foto të rrejshme, sot Gazeta Express ka publikuar një fotografi tjetër.

Siç shprehet Dr. Jusuf Ulaj: "Si mjek, me përgjegjësinë e plotë profesionale, ligjore dhe etike, pohoj se, siç duket edhe në fotografinë e publikuar, në trupin e zonjës Haxhiu nuk ka asnjë objekt. Këtë gjë mund ta vërtetojë kushdo, duke e paraqitur të njëjtën fotografi tek një mjek profesionist".

Fjalët e mjekut i vërtetojnë deklaratat e mëparshme të Albulena Haxhiut, që i ka dhënë nëpër media.

I falenderojmë gazetarët profesionistë që nuk kanë rënë pre e kësaj fushate kriminale ndaj Albulena Haxhiut. I falënderojmë edhe mjekët e përgjegjshëm që janë distancuar prej kësaj sjellje të padenjë e të paligjshme, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori