E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Mjeku i UÇK-së zbardh për herë të parë një ngjarje tronditëse nga lufta
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, në një koment në Facebook, në profilin e Ibrahim Kelmendit ka treguar një ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur në luftën e fundit të Kosovës.

Ky koment ka ndodhur pas një statusi të Kelmendit, për SHIK-un.

Loshi ka rrëfyer një ngjarje kur në ZKZ, Zbulim Kundër Zbulimit me propozim të një udhëheqësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte deklaruar së në krye të ZKZ do të vjen një person, i cili ishte më herët inspektor famëkeq i UDB-së.

Por se çfarë ndodhi më pas, lexojeni më poshtë:

Ibrahim Kelmendi, dua te te ndihmoj pak. Do te pershkruaj një rast qe nuk kam dashur asnjehere ta bej publik. Sidoqofte, eshte rast i vertete dhe jam i gatshem te perballem me personazhet e ketij rrefimi.

Ne brigaden ku isha komandant per moral kishim formuar ZKZ (zbulim kunder zbulim). Komandant i ketij sektori, kur filluam ofenzivat e veshtira u largua ne Tirane dhe me nuk u kthye. Mbetem per nje kohe pa komandant te ZKZ. Nje dite më afrohet komandanti i Brigades dhe me thotë se deshironte te me njoftonte per nje vendim te tij. Fjala ishte per emerimin e njeriut qe do ta udhëheqte ZKZ-në. Ma tregoi emrin. Nuk iu besova veshve çfarë dëgjova. Personin ne fjalë kurre nuk e kisha njohur, madje nuk e njoh as sot, por nga emri e njihja si nje inspektor famkeq i UDB-së! I thashë nëse deshe vetem te me informosh, informaten e kuptova, por nese mendove te me konsultosh, atehere une jam kunder. Por, vendimi eshte yti, i thashe, meqe ti je komandant i brigades. Nuk beri ze, por ai e dinte mire kush ishte personi qe propozonte. Pas disa ditesh erdhi prape, me tregoi se kishte hequr dore nga ai vendim dhe propozoi nje tjeter. Ishte pra kundershtimi im qe rastesisht eliminoi nga funksioni nje udbash per ta udhehequr Zbulim kunderzbulimin e brigades!

Tash e ke te qarte, sa te kujdesshem jemi ne kur vendosim njerezit ne sherbimet tona informative?!
Shtuar më 04/02/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori