Mjekësia Ligjore vonon raportin për Deharin, nuk e dorëzon në Prokurori
Mjekësia Ligjore nuk ia ka dërguar prokurorisë raportin ligjor për vdekjen e Astrit Deharit.

Prokurori që po merret me vdekjen e Astritit nuk ka treguar ende se do ta marrë raportin, por ka bërë me dije se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Ndërkohë, autopsia është bërë të hënën e kaluar, dy ditë pasi Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në paraburgim, ku ndodhej prej 67 ditësh nën dyshimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Hetimet mbi shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, nuk do t'i bëjë vetëm Policia e Prokuroria e Prizrenit.

Javën e kaluar është marrë vendim që të krijohet një ekip i përbashkët hetimor ku është përfshirë edhe policia qendrore në Prishtinë e cila do të ndihmojë në zbardhjen e rastit Dehari, transmeton "Express".

Vetëvendosje ka akuzuar shtetin për vdekjen e aktivistiti Dehari, por deri më tani, askush nuk është dënuar dhe hetuar lidhur me vdekjen e tij. /albeu.com/


Shtuar më 13/11/2016, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori