Mjekët turq flasin për gjendjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi
Pëlqej
Gjendja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi sipas përshkrimit të mjekëve turq është mjaft e rëndë.

Ai po mbahet në kujdesin intensiv në spitalin "Dr. Mazhar Osman" në Stamboll.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, po vazhdon të trajtohet në Turqi.

Mjekët e spitalit ku po qëndron Rexhepi, "Dr. Mazhar Osman" në Stamboll, bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët të cilët po e përcjellin gjendjen e Rexhepit, thuhet se ai është në gjendje të pavetëdijshme,dhe është me stimulim kundër dhimbjeve dhe nën ndihmën e ventilatorit.

"Pacienti me emrin Bajram Rexhepi, i shtrirë në njësinë e kujdesit intensiv në Neurologji, është në gjendje të pavetëdijshme, me stimulim kundër dhimbjeve dhe nën ndihmën e ventilatorit”, ka deklaruar spec.dr. Belgin Munise Mutluay.

Ai shton se pjesa e majtë e trurit është përmbysur totalisht ku vërehet edhe prezenca e hemikrainektomisë, ndërsa e djathta ka pësuar infarkt të gjerë.

"MCA e majtë totalisht, kurse pjesa e djathtë ka pësuar infarkt të gjerë. Majtas vërehet edhe prezenca e hemikrainektomise", ka thënë Dr. Mutluay.

Edhe anesteziologu Dr. Ipek Bostanci, i cili ka vlerësuar se "gjendja e Rexhepit në përgjithësi është jo e mirë, pa vetëdije, të cilit në mënyrë mekanike po i ndihmohet ventilimi".

Ai ka bërë të ditur se gjendja e tij është përkeqësuar edhe nga rritja e temperaturës.

"Gjatë përcjelljes se gjendjes është hasur në rritje të temperaturës por me një terapi antibiotike nga specialisti i infeksioneve është stabilizuar", ka deklaruar Dr. Bostanci.

"Sa i përket gjendjes kardiake akoma kemi të bëjmë me gjendjen jo stabile me mbështetje të Noradrenalines me Dozë: 0.1 mgr/kg/min. Në ritmin AOF ka aritmi dhe po i jepen tableta Cordoron. Me Ngs (Të ushqyerit nëpërmjet sondës) po i jepet te ushqyerit enteral. Urinimi është i mjaftueshëm", shprehet Dr. Bostanci.

Bajram Rexhepi u dërgua në Turqi pesë ditë pasi u operua në QKUK nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Arsim Morina.

Më 19 prill QKUK-ja thirri një konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar për gjendjen e Rexhepit, i cili pësoi dy sulme në tru.

Morina tha se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe u bëri thirrje pacientëve që të mos dalin jashtë vendit për të kërkuar shërim.

Edhe anëtari i Bordit të QKUK-së, Shemsi Veseli, tha se vet Rexhepi ka kërkuar që të operohet në këtë klinikë.


Shtuar më 19/06/2017, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori