Ekipi i mjekėve nga Australia, nėn udhėheqjen e
Profesor,
Paddy Dewan, po kryen disa
operacione tė ndėrlikuara tek fėmijėt me probleme
urogjenitale dhe gastrointestinale.
Operacionet po kryhen nė kuadėr tė bashkėpunimit shumėvjeēare mes Qendrėn Klinike Universitare, pėrkatėsisht Klinikės sė Kirurgjisė sė Fėmijėve dhe ne koordinim me Ministrinė e Shėndetėsisė. Ekipi nga Australia po realizon kėto
operacione, nė kuadėr tė vizitės 2 javore nė Prishtinė dhe Tiranė.
Dje dhe sot janė kryer
operacione tek fėmijėt me anomali tė lindura dhe shumė komplekse qė pėrfshinė organet
urogjenitale dhe traktin urinarė tė sipėrm, tė kombinuara me anomali te sistemit gastrointestinal.Operacionet po i kryen
Profesor Paddy Dewan nga Spitali Universitar i Melburnit tė Australisė dhe
Profesor Nexhmi Hyseni, me ekipin e
mjekeve tė Kirurgjisė sė Fėmijėve.
eracionet do tė vazhdojnė gjatė gjithė javės dhe do tė pėrfitojnė edhe fėmijė tė tjera mė probleme
urogjenitale.
Kjo ėshtė vizita e tretė e
Profesor Paddy Deėan, me ndihmesė tė Organizatės Australiane e ashtuquajtur "Kind Cuts for Kids" misioni i sė cilės ėshtė te ndihmojė ofrimin e shėrbimeve mjekėsore tek fėmijėt me sėmundje tė rėnda nė vendet nė zhvillim.
Kjo organizatė ndihmon nė avancimin e shėrbimeve shėndetėsore tė kėtyre vendeve nė edukim, demonstrimin e shkathtėsive praktike mjekėsore, pėrkatėsisht tė teknikave operative tė sofistikuara me qėllim transferi tė tyre nė stafin e mjekėve vendor. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Melburn, e ka mbėshtetur financiarisht kėtė vizitė.
Shtuar më 26/02/2013,
ora 13:30