E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Mjegull e shi, si do të luhaten temperaturat e ajrit në Kosovë
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në viset e ulëta do të ketë edhe mjegull.

Vorbullat ciklonike nga Atlantiku që kanë depërtuar mbi rajon, vazhdojnë të sjellin të ndryshueshëm.

Nga fundjava masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të shtrihen mbi rajon ku do të favorizojnë mot më të butë, mirëpo një vorbull ciklonike mbi Itali, do të sjell vranësira, e në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten rreth vlerave të pashëndetshme, kryesisht në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të shënojnë rritje, në fundjavë ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +6C, e maksimalet nga 6C do të rriten deri në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-7m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale.
Shtuar më 31/01/2019, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori