Përleshjet në Merdare, 9 policë marrin ndihmën në spital
Update- Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se nëntë policë të Kosovës kanë kërkuar ndihmë në Spital që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ata janë Shukri Krasniqi (Vushtrri), Mujë Podvorica (Podujevë), Eset Gjata (Podujevë), Burim Merovci ( Vushtrri), Faton Haliti (Podujevë), Mentor Bajrami (Podujevë), Nexhmedin Sefa (Podujevë), Raip Rama (Mitrovicë) dhe Besim Krasniqi (Prishtinë).

Pesë prej të lënduarve janë sulmuar më gurë në kokë kurse katër të tjerë kanë lëndime në pjesë të ndryshme trupore.


09:23 Më shumë së gjashtë policë janë lënduar sot në një incident që ka ndodhur në Merdare pasi që një grup serbësh të hyrë me dy autobusë nga Mitrovica e veriore janë depërtuar në Merdare, e të njëjtit mandej kanë sulmuar policinë e Kosovës.

Në mesin e policëve të lenduar është edhe komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës, Isa Ejupi,
Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

”Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas kumtesës, policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës. Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori