Mitrovicë, qetësi me erë gazi
Pas situatës problematike dhe tensioneve që përfshinë Mitrovicën, qyteti i është kthyer normalitetit.

Megjithëse rrugët janë pastruar, era e gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës të së dielës ndihet kudo, raporton Tribuna.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti është shprehur se gjendja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e qetë.

"Pas një dite të trazuar, gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë", ka thënë Zahiti.

Ai ka sqaruar edhe masat që janë marrë për protestuesit.

“Ndaj 10 protestuesve nga gjithsej 13 të arrestuar nga policia, Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre tjerë me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka shpjeguar Zahiti.

Avni Zahiri ka shtuar në fund se protestuesit po hetohen për “rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turma që kryejnë vepër penale, huliganizëm si dhe sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës”. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori