Video bëhet virale, përdoruesi i “Tik Tok” pretendon se i është shfaqur fantazma (VIDEO)

Videoja e një të riu në TikTok është bërë virale pasi një figurë misterioze u vu re në sfond pas tij, pavarësisht se kërcimtari pretendon se ai ishte vetëm në shtëpi. Video u postua nga përdoruesi i TikTok, Reuben, i njohur si @reubix_cube, i cili kërcente me këngën e Doja Cat, “Say So”. Në titullin e postuar krahas videos thuhej mes të tjerash: “Jam vetëm në shtëpi, kështu që mësova një valle të TikTok”.

Por përdorues të tjerë të këtij rrjeti social që panë videon ishin përqëndruar në diçka tjetër përveç lëvizjeve të tij të vallëzimit, pasi ata vunë re një figurë të errët të fshehur në sfond.

Rreth katër sekonda një turbullirë në formën e një hijeje mund të shihet duke dalë në krye të shkallëve përpara se të zhduket shpejt. Videoja është shikuar të paktën 1.7 milionë herë.

“Më ngjethet mishi duke parë këtë video. Duket që qartë që është dikush që po e sheh nga pas”, shkruan një komentues.

Një tjetër më herët shkruante: “A e patë atë në sfond?”

Reuben, i cili ka më shumë se 54,000 ndjekës në TikTok, më vonë bëri një postim tjetër ku falenderonte të gjithë për shqetësimin e tyre. “Jam ca i shokuar në këto momente dhe gjithë natën më është prishur gjumi”, shkruajti ai. Ndërsa më pas postoi: “Më duhen përgjigje!”


Shtuar 20.04.2020 07:53