Mitrovicë, mbyllen bizneset që punonin edhe të dielën
Në Komunën e Mitrovicës, Drejtoria e Inspeksionit sot ka kryer kontrolle inspektuese, sipas detyrës zyrtare, në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit, shkruan Albeu.com

Gjatë kontrollit mësohet se janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 2 mega markete të mëdha dhe 2 lojëra fati.

Sipas Drejtorit të Inspeksionit, Hysni Ahmeti, nuk ka pasur asnjë problem gjatë këtij aksioni pasi është njoftuar më kohë që do të ndodhë diçka e tillë.

“Qëllimi I këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre edhe gjatë ditës së dielë, kun ë bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 e diela është ditë pushimi për të gjitha bizneset përveç mega marketeve” bën të ditur një njoftim nga Komuna. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori